Mbrëmjen e kësaj të premteje, kryeministri Rama ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” të moderatorit Arjan Çani, ku ndër të tjera, ai foli edhe për çështjen e mbylljes së lojërave të fatit nga 1 janarit.
Gazetari iu drejtua kryeministrit duke e kundërshtuar për këtë vendim, por Rama ngulmoi në idenë e tij, duke u shpreh se ajo është e duhura dhe është në favorin e qytetarëve, që sipas tij, tashmë një pjesë e madhe e meshkujve janë të “sëmurë” nga bastet.
Më tej, ai iu drejtua Çanit duke i thënë se të pyesë njëherë zonjat e ftuara në publikun e emisionit dhe nëse ndonjëra nga ato do të shprehej se lojërat e fatit të qëndrojnë të hapura, atëherë, tha Rama, nuk do t’i mbyllim.
Ai vazhdoi më tej, duke thënë se janë pikërisht gratë ato që e vuajnë më shumë këtë fenomen. Kryeministri tha se gratë duhen pyetur gjithmonë. “Unë jam shumë mirë se pyes gruan”, u shpreh kryeministri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...