Kryeministri Edi Rama gjatë marrjes në pyetje lidhur me çështjen “Tahiri”, rrëfeu në emisionin “Zonë e Lirë takimin e parë më ish- ministrin Saimir Tahiri. Rama tha se është takuar për herë të parë më Tahirin në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003.
“Jam njohur në fushatën e Bashkisë së Tiranës në vitin 2003. Ka qenë një nga pjesëtarët e të rinjve dhe e kam njohur në distancë. Ai më dërgoi një e-mail kur paraqiste idetë e tij për ngritjen e PS. Lamë një takim poshtë bashkisë dhe më pas ka ardhur më ka takuar dhe ka filluar punë në Partinë Socialistë.”. Gjatë takimi, Rama rrëfeu se Tahiri i kishte kërkuar që ndërtonte një rrjet vullnetar për PS.
Rama u pyet edhe për eskplozivin që iu vu farmacisë së babait të Tahirit, ku tha se atë kohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër arresti për gjashtë shtetas. Dy prej tyre janë arratisur, pastaj pas ca kohësh falë gjykatës kanë rezultuar si persona që nuk provohet akti terrorist. Pyetjet vijuan për përgjimet e paligjshme që thuhet se janë bërë nga Saimir Tahirit me pajisjen IMCI Catcher.
” As e kam menduar që Saimir Tahiri mund të bënte apo mund të bëjë përgjime të paligjshme. Kushdo që mund të thotë që është pak skuth, nuk e njeh. Edi Rama: Përgjimi është i paligjshëm dhe konsiderohet krim së pari. Dhe së dyti të gjithë këta që flasin me kompetenca kush përgjon kë, nuk dinë cfarë flasin”.
Kreu i qeverisë rrëfeu edhe për dosjen “Habilaj” ku dyshohet i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm dhe për shitjen e makinës tek këta person.
“I thashë pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk do të ndahen”.
Rama nuk la pa iu përgjigjur edhe pyetjeve rreth ish-efektitvit të antidrogës, Zagani, ku i shpreh:- “Ao është i dënuar nga Gjykata për dekonspirim të operacionit të policisë kundër një grupi trafikantësh. Ai ka folur pas dënimit. Ka folur ligji, pastaj ka folur ai. E di ku ka përfunduar por di që në Shqipëri ka një vendim, kur të dënojnë o je një i pandehur politik o kaq shumë provohet fajësia jote saqë nuk bëjnë dot një pazar për të liruar”.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...