Rama: Ishulli i Sazanit, një tjetër plazh i “sulmuar” nga turistët

08:13 | 16 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga ishulli i Sazanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se ky është një plazh tjetër “të sulmuar” nga turistët, shkruan Arbresh.info.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kreyministri shqiptar./Arbresh.info/

Të ngjashme