Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit nga Unaza e Re tha se kostoja e 1 cm rrugë tek kjo zonë është 2 mijë euro.
Rama, me anë të një postimi në Twitter, thotë se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e unazës shkon 400 milionë euro.
“7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist”, shkruan Rama./tch/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës