Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Me anë të një video gjatë një konference të së enjtes së Kryemadhit fliste për amendimet në ligjin për arsimin e lartë, lidhur me protestën e studentëve. “Ai momenti kur Doktoresha ia kalon Artistit në aritmetikë, se në gramatikë s’ka konkurrent”, shkruan Rama.
Në video shfaqet momenti i artikulimit me vështirësi të shifrave nga Kryemadhi, e cila thotë se shpenzimet buxhetore në arsimin universitar nga 7 miliardë, duhet të kthehen në 14 miliardë lekë.
Ironia e Ramës vjen pak pasi kryetarja e LSI, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Durrës, bëri thirrje që të gjithë t’iu bashkohen të hënën protestës së studentëve.
https://www.instagram.com/p/BraE9lkgVBu/?utm_source=ig_embed
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet