Google ADS

Rama ironizon Bashën: Ke ngelur midis gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

15:38 | 22 Tetor 2020
A. B.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër replikë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i përket çështjes së mbetjeve.

Në statusin e tij, Rama shkruan se kryedemokratit i ka mbetur ora të gropa e hajdin saliut.

Po ashtu kreyministri shkruan se Basha ka ngelur në mes të gropës së tij dhe grepit të Likës për tiganin e MONËS.

“Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”, shkruan Rama në twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme