Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut po bllokon edhe Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Kështu thotë Kryeministri Edi Rama në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, Ansa.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se Shqipërisë i duhet të presë që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Ne kemi bërë, për më shumë se 2 vjet, gjithçka që është e nevojshme për nisjen e negociatave të pranimit. Por ende nuk e kanë mbajtur premtimin për shkak të problemeve të tyre dhe sepse Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut. Pra, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe Shqipërisë i duhet të presë që Bullgaria të heqë veton kundër Shkupit”, thotë Rama.
Por pavarësisht këtyre pengesave, Kryeministri shprehet se Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar “me çdo kusht” në Bashkimin Europian.
“Në çdo rast mendoj se kjo përpjekje na ndihmon të kuptojmë se duhet të ecim përpara sa më shumë që të jetë e mundur, pa gënjyer veten dhe pa hequr dorë kurrë nga ndjekja e ëndrrës së shumë brezave, e të qenit pjesë përbërëse e Europës me çdo kusht”, u shpreh Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi edhe mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Italia ka qenë mbështetësi ynë besnik gjatë gjithë kohës. Fillimisht Renzi, pastaj Gentiloni, Conte dhe veçanërisht Di Maio nuk mund të angazhoheshin më shumë në riafirmimin se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Por BE-ja është shumë larg lëvizjes strategjike dhe shumë shpesh zgjedhjet elektorale në një vend apo në një tjetër janë më të rëndësishme se sa objektivat për të ardhmen e brezit të ardhshëm të Europës”./tvklan/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës