Google ADS

Rama: Interesin e paguan shteti, kush investon për të ardhmen e vet në Shqipëri, do dalë i fituar

12:06 | 20 Dhjetor 2023
R J

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë , Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë një aktiviteti në lidhje me zbatiimin e programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rama tha se interesin e këtyre kredive do ta paguajë shteti. Kreu i qeverisë shtoi se kush zgjedh që të investojë për të ardhmen e vet në Shqipëri, do të dalë i fituar.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Ja vlen të ritregohet, një episod i jetuar përpara pak kohe me një djalë shqiptar, i cili kishte mbaruar studimet e larta në Zvicër, shkëlqyeshëm dhe që kishte një ofertë pune nga një organizatë ndërkombëtare në Gjenevë, më kërkonte takim me mesazh dhe më në fund, duke parë insistimin dhe duke ditur se është një djalë që ka shkëlqyer në studimet e tij, gjeta mundësi ta takoja pak minuta. Donte një mendim nga unë, sepse, më tha, unë mund të filloj punë në një organizatë ndëkombëtare, me pagë 5-6 mije frana, por kështu si kanë ardhur kohët në Evropë dhe Zvicër, është një paqë që unë të jetoj normalisht, por në fund të muajit nuk më mbetet gjë. Jam i tunduar të kthehem në Shqipëri, sepse pavarësisht se do të marr pagë më të ulët, jetën e përmujashme do ta kem normale. Si përfundim, unë i thashë, kjo nuk ështe dicka që mund ta thotë kush, por e vendos vetë. Prit sinjalin i thashë, pas pak ditës, me tha; sinjali më erdhi, do të vij në Shqipëri. Kjo që po bëjmë sot, është e rëndesishme në këtë drejtim.

Njerëzit që i përkushtohen një karriere, e lidhur me shërbimin publik, kanë nevojë të shohin perspektivën, une i mirëkuptoj të rinjtë që deri përpara pak kohe e shikonte të veshtrire perspektivën e Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, sepse puna është jashtëzakonisht sfiduese, ishte ushtria më e keqpaguar, jo e NATO-s, por edhe e rajonit dhe me diferencë. Sot, është në nivelin me të lartë të pagave ne rajon, synimi ynë është ta çojmë në mesataren e NATO-s, paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet, deri sa të mbërrijmë te masatarja e NATO-s. Është çështje perspektive për të rinjtë, që duhet t’i shohin Forcat e Amratosura jo vetëm si mundësi për t’i shërbyer atdheut, por edhe mundesinë për të pasur një perspektivë të sigurtë. E njëjta vlen edhe për forcat e policisë, ky programi i dhënies së kredive për shtëpi për ata që kanë familje të reja, është progam që bën të mundur, atë që pa këtë program është e panundur, që të blejë një shtëpi. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes, ndryshon panorama.

Nga llogaritë që ministria e Financave ka bërë, ky është një program fitues për ata që marrin pjesë në program. Është vetëm fillimi, edhe ne, edhe aplikantët do të mësojnë, vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me dhënien e këtyre kredive. Po shohim edhe zgjerimin që të bëheni me shtëpinë tuaj. E njëjta gjë vlen për mjekët. Në Shqipëri, studimet janë thuajse falas. Por nuk janë falas se kushtojnë aq pak, por është qeveria që paguan kostot e studimeve të mjekëve. Për mua është e paimagjinueshme që studentë të mjekësisë, të refuzojnë, bëjnë protesta, t’ia kthejnë këtij vendi për një kohë të shkurtë këtë investim të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për t”i shërbyer njerëzve në Republikën e Shqipërisë. Duhet të vazhdojme t’i zgjerojmë këto mundësi. Kush investon për Shqipërinë dhe kush investon për të ardhmen e vet në Shqipëri, bën një investim fitues, kjo është e sigurtë.

Krahasimi i tabelës së pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen fjala të shërbej këtu si mjek, ushtarak, apo murator, është një krahasim gënjestar. Vërtet ka diferenca, por paga e madhe në Gjermani, nuk t’i tregon të gjitha, as sa taksa, sigurime do të marrin nga ajo pagë, as se si do të jetosh me atë pagë. Në fund të muaji, rezultati është që jeton në vend të huaj, punon në një pozicion dhe punë që nuk është puna më e mirë që mund të bësh. Rezultati është minimal. Ky program është hapur, është një prgram që do të vazhdojë vite të tëra, kreditë që do të merrni do të jenë me afat shumë të gjatë, interesi do të paguhet nga shteti. Kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt, të jep më shumë qetësi të brendshme, sesa të jetosh në një vend të huaj, mund të ketë më shumë gjëra se këtu, po 99% tyë gjërave nuk i prek dot, çmimet janë shumë të larta. Shqipëria nuk ka asgjë tjetër përpara, veçse të shkojë më lart. Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz, një hap para, dy hapa mbrapa, mjafton të shikoni lekun sot, të tjerat mund të merren me dyshim. Leku nuk e forcojnë as fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë, lekun e forcon ekonomia, vetvetiu.”/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme