Rama inspekton ndërtimin e dy shkollave në Marikaj, Vorë: Të ndërtohen brenda 26 nëntorit

15:55 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Rama ishte në Marikaj të Vorës aty ku nisi puna edhe për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i ekzekutivit tha se shkollat do të jenë me standarde europiane ndërsa firmës së ndërtimit i vuri afat që shkollat të mbarojnë më 26 nëntor.

Rama: Problemi është afati. Jo në fillim të dhjetorit. Shkollat duhet të mbarojnë më 26 nëntor. Dhe më 27 nëntor në mëngjes duhet të sjellim fëmijët këtu.

Në vizitën e tij në Marikaj, Rama solli në vëmendje dhe njëherë respektimin e masave anticovid ndërsa porositi banorët që të kenë kujdes, pasi koronavirusi ende nuk ka kaluar.

Qeveria ka parashikuar rindërtimin nga e para të 129 shkollave shumica në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme