Google ADS

Rama inspekton mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”: Do kthehet në një qendër aktivitetesh

15:28 | 9 Mars 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri.

Inspektim ndodhi gjatë kohës që kryeministri ka mbledhur qeverinë dhe 61-kryebashkiakët në Shkodër për të bërë një analizë të thelluar të prioriteteve për Shqipërinë 2030.

Rama u shkëput nga mbledhja që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke inspektuar mjediset e jashtme. Gjatë inspektimit Rama ka vlerësuar ambient e stadiumit, ndërsa shtoi se duhen mirëmbajtur.

“Keni goxha stadium me mjedise të jashtëzakonshme, por vetëm se duhet me i mirëmbajtë”, tha ai

Kryeministri thekon se zona do kthehet në një qendër aktivitetesh të ndryshme.

“Stadiumi “Loro Boriçi” ku pas një braktisjeje të frikshme rrënuese të investimit madhor që u bë për Shkodrën dhe Kombëtaren, ka rinisur puna për të rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës, të lidhur me projektin e saj rilindjes së zonës tradicionale të Zdrales”, shkruan Rama.

Rama u takua edhe me ekipin e Vllaznisë, ku mori si dhuratë edhe fanellën me ermin e tij. Ishte Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri që i dhuroi fanellën e ekipit kryeministrit, ndërsa shtoi “shpresoj të na sjellësh fat”./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme