Kryeministri Edi Rama nisi një tur tre ditor në jug të vendit. Ndalesa e parë në Tepelene ku vijon puna për heqjen e pluhurit të harresës ndër vite të kalasë së Ali Pashë Tepelenës.
Rama: Në një lagje të rilindur nga respekti për Trashëgiminë Kulturore dhe ambicia për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare.
Ndërsa në zonën e Salirë kryeministri shikoi ecurinë e ndërtimit të rrugës që do ta lidhë me Nivicën.Ky është segment i fundit i kësaj rruge 14 kilometra të gjatë.
Rama: Investimet tona në infrastrukturë e në mbështetje të agroturizmit, u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve që kanë nisur të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse./TCH
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...