Rama: Ilir Vrenozit i takon “kapelja e Bufit deri më 11 maj, kurse pas 11 majit i takon froni i mbretit të kënetës”

23:25 | 22 Prill 2025
Q L

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se sipas tij, Ilir Vrenozit i takon “kapelja e Bufit deri më 11 maj, kurse pas 11 majit i takon froni i mbretit të kënetës”.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Rama shkroi se korçare Vrenozi është njëshi i vërtetë i PD-së.

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”, shkroi Rama, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, simpatizani i famshëm demokrat, Vrenozi postoi sot një foto me kreun e PD, Sali Berishën, pasi refuzoi takimin me kryeministrin Edi Rama. “Po ndodh, kafe burrash”, kishte shkruar ai sipër fotografisë.

Të ngjashme

Foto lajm