Rama ikën nga Kryesia e Kuvendit para mbërritjes së protestuesve

12:26 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe është larguar nga Kryesia e Kuvendit përpara mbërritjes së kryedemokratit Lulzim Basha dhe protestuesve për dorëzimin e mandateve.

Ndërkohë që protestuesit afroheshin, kryeministri Rama është larguar nga godina e Kryesise. Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në ambientet kryeministrisë pas largimit nga Kryesia e Kuvendit.

Eskorta e kryeministrit është larguar nga ambientet e godinës së Kryeministrisë pasi ka lënë Ramën në zyrë për të shmangur në këtë mënyrë çdo incident.

Një ditë më parë kryeparlamenti Gramoz Ruçi doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi anulimin e seancës plenare, ndërsa tha se ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend./balkan web

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme