Kryeministri Edi Rama ftoi sërish opozitën t’i bashkohet maxhorancës për votimin e Vettingut, ndërsa i tha ‘jo’ sërish kërkesës së opozitës për qeveri teknike, kur deklaroi se shqiptarët e kanë zgjedhur qeverinë e tyre deri në 18 qershor.
Në rubrikën ‘komunikimi javor’, Rama tha se Partia Demokratike po kërkon pushtetin në tavolinë. “Na duhet një drejtësi e re që garanton trajtim të drejtë e të barabartë, që e bën shtetin shtet dhe qytetarin, njeri të lirë në ushtrimin e vullnetit të tij, për të konkuruar ndershmërisht e për t’u vlerësuar sipas meritës në rrugën e jetës”, tha Rama.
Themelet e një drejtësie të re, vijoi ai komunikimin në rrjetin social facebook”, janë vendosur në kushtetutën e Shqipërisë dhe Kuvendi ka miratuar ligjet kryesore për fillimin e një revolucioni demokratik që do të përmbysë sistemin e vjetër e të kalbur të drejtësisë, duke nisur me zbatimin e ligjit themelor të Vettingut.
“Politika shqiptare duhet t’i hapë rrugë ndëshkimit të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar përmes zbatimit të ligjit të Vettingut. Çdo viktime e re në sallat e prokurorëve e gjyqtarëve nuk është vetëm viktimë e sistemit të drejtësisë, por edhe e politikanëve që i bëhen mburojë të shkuarës e pengojnë të ardhmen me mosveprimin e tyre në funksion të Vettingut”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, çdo vonesë në çlirimin e drejtësisë prej pengmarrësve të saj, i kthen politikanët në pengmarrës të Shqipërisë, ekonomisë e integrimit në Europë.
PD , vijoi Rama, nuk mund të fshihet më në “çadrën”e luftës për pushtet, duke braktisur detyrën e saj kushtetuese, politike e qytetare të përfaqësimit të mbështetësve të saj, të cilët mund të mos e duan qeverinë, por Shqipërinë e integrimin e saj në BE, e duan njëlloj sa zgjedhësit e mbështetësit e kësaj qeverie
Kreu i qeverisë, po ashtu përcolli një mesazh urimi edhe për Izmir Smajljn, kampionin e parë europian në historinë e atletikës shqiptare. “Mirënjohje kampion për shembullin tënd fantastik, që është një frymëzim për të gjitha ata që suksesin e kërkojnë me pasion, vullnet e kurajo të posaçme e që vështirësitë nuk i shohin si justifikim e pengesat si një arsye për t’u dorëzuar”, tha Rama.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...