Kryeministri Edi Rama i ka dërguar homologut të tij kinez Li Keqiang një letër ngushëlluese për jetët e humbura nga koronavirusi, duke i shprehur dhe solidaritetin e popullit shqiptar lidhur me këtë situatë të vështirë.
Ai shkruan se vendi ynë sapo i ka mbijetuar një tërmeti shkatërrues dhe është i vetëdijshëm për rëndësinë e përkrahjes në një situatë të tillë.
Rama vlerëson edhe punën e autoriteteve dhe personelit mjekësor që po punon për të luftuar virusin.
“Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit tonë me atë kinez lidhur me koronavirusin që ka prekur qytetin e Wuhanit.
Ju shpreh ngullëshimet e mia për të gjitha jetët e humbura dhe i urojë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve.
Kam ndjekur zhvillimet e fundit dhe uroj që qeveria kineze dhe populli kinez të tejkalojnë këtë situatë. Po e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur edhe vlerësimin e punës së autoriteteve dhe personelit mjekësor që po punon për të luftuar virusin.
Ne sapo i kemi mbijetuam një tërmeti shkatërrues që prekur vendin në 26 Nëntor të vitit të kaluar dhe me plagët tona ende të hapura, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihës mes popujve në kohë të tilla të vështira.
Ju lutem pranoni bindjen time se populli dhe qeveria shqiptare qëndron pranë jush në këtë krizë”, shkruan Rama.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...