Pasi dështoi me afatin e parë, kur tha se Shqipëria do të ketë dy satelitët e saj të parë në muajin mars, Edi Rama i është rikthyer të flasë sërish për këtë temë.
Teksa mori pjesë në këtë të martë në një takim ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë, Rama u shpreh se me shumë mundësi Shqipëria do të ketë satelitët e saj të parë brenda këtij viti.
“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkalë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit”.
“Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitët, por që do të vijnë brenda këtij viti shpresoj dhe me faturat. Naftën do ta marrësh, por do të sjellësh faturat tani. Do vijë edhe raporti që t’i ke marrë naftën dhe ke shitur. Për atë sasi do të vazhdosh të kompensohesh. Do të kërkojë kohën e vet. 5 mijë të tjerë janë në proces. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama, shkruan A2 CNN.
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...