Rama: I rëndësishëm dialogu me Serbinë, edhe pse s’është anëtare e NATO-s

15:31 | 13 Korrik 2022
E.H

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në konceptin e ri strategjik të NATO-s, theksohet roli i Ballkanit Perëndimor për aleancën.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, Rama nënvizoi se është i rëndësishëm vijimi i dialogut me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Serbinë, edhe pse nuk është anëtare e aleancës.

“Koncepti i ri strategjik që ne sapo kemi miratuar, thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n. Ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por është pjesë e rajonit tonë”, deklaroi kreu i qeverisë./euronews.al/

Të ngjashme