Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër, për të iu përgjigjur tensionit të krijuar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, lidhur me deklaratat e djeshme të Ivanoz kundër platformës dhe gjuhës shqipe.
Përmes postimit të rubrikës së tij Amarcord, Kryeministri Rama ka zgjedhur figurën e Skënderbeut për të iu përgjigjur Maqedonisë.
Duke qenë se më 2 Mars përkujtohet Lidhja e Lezhës, Rama thekson se kjo datë na kujton solidaritetin dhe shtetformimin e shqiptarëve.
“Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.” shkruan Rama.
Ky është psotimi i plotë i Ramës:
AMARCORD
Kjo gravurë, nxjerrë prej një botimi të moçëm hagjiografik mbi Skënderbeun, e paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve me shëmbëlltyrën e një princi te të 40-tat, atë mot, 1444, 2 marsi i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve.
Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...