Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje i prerë se nuk do të ketë asnjë negociatë me opozitën për të shkuar te zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike. Gjatë një takimi me qytetarët në Shkodër në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, kreu i qeverisë ka konfirmuan Tonin Marinaj si kandidat për këtë bashki.
Rama u shpreh se opozita duhet të përballet në sfida dhe nuk duhet të pretendojë pushtetin në tavolinë, duke shtuar se mandatin e marrë nga populli nuk do ta lërë në mes. Sipas tij, kërkesat e Bashës dhe të Kryemadhit për të shtyrë zgjedhjet vendore dhe për të pasur qeveri teknike nuk do të plotësohen. “Kanë vendosur që të mos hyjnë në zgjedhje, do donim që t’i kishim në garë se është më e bukur fitorja kur e mund tjetrin me gola jo në tavolinë. Ka një gjë që ata kërkojnë dhe ne nuk ia plotësojmë dot. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë “ik ti se do vij unë”. Por unë kam marrë vota nga ju, kjo është e pamundur s’e bëjmë dot. Mendojnë se vërtet do të shtyhen zgjedhjet dhe do të ndodhë prapë ndonjë gjë në fund fare që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Puna jonë është të bëjmë zgjedhje”, tha Rama.
Negociatat e 17 majit
Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit ka kujtuar situatën politike 2 vjet më parë, kur Basha bënte protestë nga çadra, duke treguar gjithashtu se çfarë i kërkoi kreu demokrat nga marrëveshja e 17 Majit. “Ne këtu ishim edhe dy vite më parë dhe dy vite më parë mu fut në çadër Luli. E kisha poshtë penxheres ke puna. Më këndonte himnin. Mblidhte turistët nga Shkodra e kudo, i mbante fjalim. Dhe historia ishte nuk futemi në zgjedhje, si përfundim ne mund të futeshim në zgjedhje vetëm, sepse u dorëzuan të gjithë, vetëm unë nuk u dorëzova duke iu lut Lulit. Ça kam heq duke iu Lulit nuk i jam lut të gjithë njerëzve bashkë në gjithë jetën time dhe në fund mori ça deshi. Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, OSHEE, Burgje, ALUIZNI, Hipoteka, Zv.kryeministri, unë po iki nga zyra. Dhe unë nuk shkova në zyrë asnjë ditë, nuk rrija dot, dola në mitingje. Merre dhe KQZ, ke shumicën, edhe kryetarin merre. Ça do tjetër Lul merre, aman vetëm mua mos më kërko se jam i martuar, i thash”, tha Rama.
Rama: Kush dëmton zgjedhjet dënohet
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë thirrjet për të gjithë ata që duan të pengojnë procesin zgjedhor. Ai u shpreh se, në zbatim të ligjit të gjithë ata që prekin materialet zgjedhore, qendrat e votimit dhe votuesit do të përballen me dënimin me burg deri në 7 vjet. “Ka një ligj të shkruar e të votuar nga të dyja palët. E ka shkruar edhe Partia Demokratike dhe e kemi votuar të gjithë sëbashku për sa i përket prekjes së procesit zgjedhor dhe ai ligj, për atë ligj, duhet informuar publiku e mbi të gjitha duhen informuar ata që janë akoma me sytë mbyllur pas Flamurit që, kush pengon të tjerët të votojnë, shkon në kokërr të burgut se për bllokimin e rrugës është kundërvajtje administrative, dënohet me gjobë, kurse për pengimin e procesit të votimit, në çfarëdo forme, shkon në kokërr të burgut. Tani, se ku do t’i gjejë Luli bashkë me Monikën, gjithë ata budallenj që do shkojnë drejt burgut, që të pengojnë shumicën që të votojë, unë nuk e di se si jua thotë mendja, por unë them që nuk kanë për të gjetur asnjë budalla që do bëjë këtë punë e askush nuk do t’ju shkojë mbrapa për të penguar të gjithë ata që duan të votojnë, që të votojnë. Nuk ka shans që të marrin peng procesin zgjedhor me kërcënime, me shantazhe, me bllokime e me këto histori”, tha ai. Kreu i ekzekutivit u shpreh mes ironisë se militantët e LSI e shohin vetëm në filxhan se do të ketë zgjedhje të parakohshme, duke e përsëritur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë./sot news
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë