Google ADS

Rama i përgjigjet Metës për dekretin për shpërndarje të Kuvendit

20:41 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur protestës së Metës e cila ishte kundër mazhorancës.

Në një paraqitje para gazetarëve, Rama ironizoni duke thënë se Meta mund të firmosë edhe dekrete që t’i shpallë luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo Parlamenti nuk do i njoh.

“Presidenti i  Republikës së Shqipërisë nuk mund të firmosi dekrete të tilla. Mund të firmos edhe një dekret që ti shpallë luftë Shteteve të Bashkuara por, Parlamenti nuk do e njohë”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se kjo protestë e Metës erdhi kundër mazhorancës që, sipas tij po kap Gjykatën Kushtetuese dhe po bën “grusht shteti”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/834763476987007/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme