Google ADS

Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT

11:18 | 3 Tetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqupërisë,  Edi Rama i është nënshtruar këtë të enjte (3 shtator) një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacionit të Radio Televizionit të Shqipërisë, Kryeministri është operuar mëngjesin e sotëm në QSUT për hernien inguinale.

Vetë kryeministri e njoftoi ndërhyrjen kirurgjikale një muaj më parë teksa teksa po vizitonte hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin…

Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, ka deklaruar Rama.

Ky është operacioni i dytë që kryeministri Rama i nënshtrohet në QSUT. Në prill të 2023-shit, Rama hoqi apendecitin.

Të ngjashme