Nënkryetari i LSI, Luan Rama i është kundërpërgjigjur ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke thënë se LSI nuk po i luan syrin as PD-së as PS-së.
Nga Vau i Dejës Luan Rama tha se: “LSI është forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ja luan syrin as PD dhe as PS. LSI i ka sytë tek e vërteta dhe zemrën tek qytetaret. Zgjedhje sipas standardeve për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë! Propozimet e Shpëtim Idrizit përpjekje për kontribut pozitiv. Mbështesim thelbin racional të propozimeve të Idrizit”, tha Rama.
Dje ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmoi LSI-në për faktin që kjo e fundit ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës.
“Po sulmoni PS duke i shkelur syrin PD. Ne fitojmë edhe pa ju’. Ai shtoi se LSI më mirë të thotë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës, dhe kjo sipas Tahirit është e mirëkuptueshme. Ndër të tjera ai ripërsëriti edhe njëherë deklaratën e tij të mëparshme, ndërsa shtoi se me apo pa LSI, PS do vijojë përpara për të fituar në zgjedhjet e 18 qershorit”, tha Tahiri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...