Përmes rrjetit social Twitter, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pak më parë sa i takon deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se Masakra e Reçakut është e fabrikuar.
“Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! @avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes!”, shkruan Rama duke etiketuar vetë Vuçiçin.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones