Kryemiistri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat që ka bërë dje ministri serb i Mbrojtjes. Aleksandër Vulin përdori termin fyes ndaj shqiptarëve “shiptarima” dhe i cili tha se po krijohet Shqipëria e Madhe.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter i cili i është drejtuar homologut të tij, Aleksandër Vuçiç, të cilin e quan shpesh mik. Rama shkruan se shpreson qëndrimi i Vulin, i njohur për deklaratat e tij ekstremiste edhe herë të tjerë, të jetë një meme.
“A është kjo e vërtetë kjo apo është një meme që tallet me trurin e kulluar nga gojën e pistët që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeranë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, shkruan Rama në postimin në Twitter.
Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin komentoi ashpër takimin mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre. Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen” – citohet të ketë thënë Vulin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...