Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka vizituar Rrashbullin në Durrës, ku i ka dhënë çelësat e shtëpisë së re një familje, e cila ishte mes të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
Ndryshe nga sa e akuzon opozita për propagandë, kryeministri, Edi Rama është shprehur se duhet të shkojë dhe ti publikojë këto inspektime për tu treguar njerëzve që do t’u ndërtohet shtëpia se ndryshe shton ai s’kanë si ta marrin vesh.
“Kjo televizivja është për tu çu mesazh të tjerëve se po punohet dhe se do tu bëhet dhe shtëpia e tyre. Këtu merren me borën, jo pse ra. Maksimumi po bëhet, tani filluan dhe këto DS4”, tha Rama.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-familjarëve: T’i hapim rrugën gruas njëherë, se unë me gratë e kam. Ti je kryesorja këtu.
Rama- i drejtohet 2-vjecares: Eja ti kingia këtu.
Kryefamiljarët: Të njeh. Sa herë del në televizor e thotë emrin tuaj.
Rama: Si e kam emrin unë?
Ndërhyn gjyshërit: Thuaj, ‘xhaxhi Edi’
Rama: Xhaxhi Edi është bërë si Ariu Silva. Por ta dish se gamorin se lënë as mizat.
Kryefamiljari: Ka dhe përteka i themi ne për mizat.
Rama: Se kemi me përteka, por me bindje
Kryefamiljari: Edhe ti ke qenë në gabim, ti kishe vënë plastmasë
Rama: E patë ça ndodhi në Athinë?! Në momentin kur ke stuhi, nuk janë aty makinat që persin borës, bllokohesh. Kur bie në Austri borë, rrinë presin me orë dhe me netë deri sa lirohen. Këtu këta që bërtasin, nxitojnë për pune. Nxiton Andi Bushati se ka punë. Teoritë ishin; po ju e dinit, pse se hodhët kripën 2 javë përpara.
Rama-kryefamiljarit: Ke ndonjë këshillë për mua?
Kryefamiljari: Kush leu, mendjen e vetë pëlqeu?!
Rama: E bukur kjo/TCH
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...