Momentin kur Lulzim Basha u kap gafil në me fjalët e veta në emisionin Opinion për ç’ka dinte për Biniatta Trade, Edi Rama e përdori në një video-montazh, ku ironizon kreun e PD-së.
Por mes deklaratave të montuara të Lulzim Bashës, Rama i kërkon publikisht Arta Markut që pas Arben Ristanit, të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
“Eshtë koha për t’u rrëfyer në prokurori, sepse këtë herë është në mes interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt BE-së” shkruan Rama që dërgon një mesazh të qartë për kryeprokuroren që caktoi dhe votoi vetë në krye të organit të akuzës.
Deri tani është thirrur në prokurori Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm në PD që ka dëshmuar në lidhje me deklarimin e lobistit amerikan Nick Muzin, sipas të cilit është paguar 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike, para këto të padeklaruara në KQZ./lapsi/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155638543796523/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...