Kur të gjithë prisnin të dëgjonin lëvizjen e radhës së Kryeministrit në shahun me Presidentin e Republikës, Edi Rama i dha ende kohë Ilir Metës.
“Do t’i japim edhe ca kohë që ta bluajë, por edhe vetes për të hedhur hapin e radhës”, tha Rama në Kuvend.
Burime nga mazhoranca i thanë Top Channel se shumica e majtë është e gatshme t’i vijë në ndihmë Metës për t’u rikthyer në binarët kushtetues, nëse ai do të reflektojë, duke dërguar për të dytë herë në Presidencë propozimin e Kryeministrit me emrin e Sandër Lleshit. Për Metën do të hapej kështu një tjetër afat kohor 7 ditor, brenda të cilit mund ta dekretojë ministrin.
“Nuk kam humbur besimin se Presidenti nuk e ka thënë ende fjalën e fundit mbi këtë çështje”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama uroi që Meta do të shmangte përplasjen finale, ndonëse tha se nuk do të ishte fundi i botës: “Krisja nuk është personale, por kushtetuese. Uroj që Presidenti mos ta çojë në thyerje, që nuk do të ishte fundi i botës”.
Sipas Kryeministrit, nëse ekziston vullneti, çështja zgjidhet edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese: “Mungesa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese është e kapërcyeshme nëse Presidentit nuk i mungon dëshira. Krisja zgjidhet shpejt”.
Rama pohoi se Kushtetuta i ka të shprehura 12 kompetencat e Presidentit dhe ftoi Metën që të konsultohej me paraardhësin e vet, që u detyrua t’i hapte rrugë dekretimit të Fatmir Xhafës: “Është pak, por e sigurtë që nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, Nishani do ta kishte zbuluar”.
Para shumicës parlamentare, Rama lexoi edhe letrën që kishte marrë nga Ilir Meta, duke nënvizuar mungesën e referencave ligjore apo kushtetuese në të. Rama mohoi zërat mbi pastërtinë e figurës së gjeneralit Sandër Lleshi, duke aluduar se ishte pikërisht kjo që shqetësonte Presidentin.
“Ka një pastërti figure si asnjë ministër më parë, saqë ndonjë mendje do të pyeste mos është pikërisht pastërtia ajo që shqetëson Metën”.
Pas kësaj, një tjetër thumb ndaj Metës: “Uroj me zemër që të mos bëhet për ndonjë qëllim që shkon përtej dekretit të Sandrit”.
Sa po ndodh, e vuri edhe në kontekst historik të marrëdhënieve President-Qeveri: “Shqipëria ka parë edhe më keq me presidentët”.
Në fund, Rama mirëpriti gatishmërinë e Metës për t’i sqaruar Parlamentit çfarë nuk e bindi: “Mirësetëvijë dhe të tregojë çfarë nuk më tha as mua”.
Nga ana tjetër, Presidenti u përgjigj i buzëqeshur në një foto ndërsa udhëtonte drejt Italisë. Ai është në pritje të lëvizjes së radhës së mazhorancës për emrin e Vitore Tushës./Top Channel
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë