Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Presidenti Ilir Meta do ta dekretojë deri të premten Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.
I ftuar në Repolitix në Report Tv, Rama sqaroi edhe lojën e shahut që përmendi kur presidenti Meta refuzoi të dekretonte Lleshajn.
“Është thjesht eksperienca që më thotë asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një proces ku ka një ndërveprim dhe unë kam besim që Presidenti do të arrijë në konkluzionin e duhur dhe ajo që ndodhi me vendimin e tij do të kalojë dhe Presidenti do të marrë vendimin që i takon për ta dekretuar ministrin e Brendshëm. Statusi i Sandër Lleshit nuk është aktiv”, u shpreh Kryeministri Edi Rama
Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt.
“Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm”, tha kryeministri.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok