Google ADS

Rama i ashpër me policët, kërkon të kenë sjellje të mira me qytetarët

10:49 | 8 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takimin e me strukturat e policisë së Shtetit e ka nisur me kritika. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se efektivët e Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave kanë një sjellje që tejkalojnë rolin e tyre.

Rama u bëri thirrje të gjithë policëve që të tregohen më etikë me qytetarët, pasi siç tha komunikimi është shumë i rëndësishëm.

“Pritshmëria dhe pakënaqësia e qytetarëve është në një nivel domethënës. Pritshmëria lidhet me domosdoshmërinë që Policia e Shtetit të japë rezultate në çdo hap e më domethënëse pakënaqësi shkon bashkë me pritshmërinë.

Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët, që është A dhe ZH-ja e jetës së përditshme. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët sidomos nga ana e forcave Shqiponja dhe Patrulla e Përgjithshme të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.

Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet, nevojat dhe ankesat e qytetarëve. Imazhi shumë pozitiv i ndërtuar në këto vite i Policisë së Shtetit nuk mund të cënohet e aq më pak të lëndohet duke afektuar gjithë Policinë e Shtetit në optikën e opinionit publik“, ishte kjo një pjesë e fjalës së Ramës./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme