Pas lajmit tragjik nga Italia, ku në 24 orë u regjistruan 627 të vdekur në harkun e 24 orëve ka reaguar ashpër kryeministri Rama.
Shefi i qeverisë u bën apel qytetarë shqiptarë të rrinë në shtëpi dhe të shmangin në skenar italian në vend.
Rama: O njerëz! Në Itali sot kishte 627 të vdekur.Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! Vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!Në Lombardi ku italia ka një sistem spitalor që është në majën e europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!
Pse??? Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!
Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!! Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri-tjetrin?!
Rama thotë se njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, ndaj pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!
Kryeministri thekson se mjekët e infektivit janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë, që kthehen në mitingje për të përqafuar armikun e për ta marrë me vete në shtëpi.
Rama: Këta mjekë po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotatorët po bëjnë një tradhëti të pashembullt, që do të na hapë varrin po nuk u ndal urgjent! Nëse nuk rrini të gjithë drejt në këtë luftë, nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë vend as në varreza, jo më në spitale!
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës