Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi të hënën me banorë të Klosit, deklaroi se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri, pasi do të ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit.
Rama ftoi dhe mbështetësit e Partisë Demokratike që në këto zgjedhje të votojnë PS-në, për të çuar përpara reformat e nisura, në të gjitha fushat.
“Më 25 qershor është një ndeshje futbolli, ku luajnë dy skuadra. Ne kemi makinën, kurse ata një ‘karrocë Dyli’. Mund të thonë se çfarë bën ‘këta’ për ty? Nëse ti kishe nevojë për ujin, dhe këta, që nuk ishin ‘të tutë’ ta sollën uji, ti do ujin apo të bësh “Urra”? Nuk mund ti rrish besnik një partie për histori të kaluara. Partitë duhet të jenë zgjedhja kush ma bën punën më mirë”, tha Rama.
Duke iu referuar marrëveshjes së 18 majit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Rama tha se marrëveshja është shumë e qartë: kush do të humbasë në zgjedhje do të përgëzojë fituesin, dhe shpresoj të jenë të pa kontestuara, që më pas qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë e të ulen në tavolinën e BE-se dhe të bëjmë negociatat. “Ndaj them që 26 qershori duhet të jetë kuqezi, për flamurin kuq e zi për ta çuar në oborrin e familjes evropiane, por mbi të gjitha që ta ngremë kokën njëherë e mirë si shtet. Prandaj demokratët këtë here duhet të votojnë PS-në, pasi këtë herë na kanë edhe një borxh, sepse ju shpëtuam Lulin”, tha Rama.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët