Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët në Prishtinë.
Rama gjatë takimit ka folur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për marrëveshjet mes 2 qeverive.
Rama: Ju e dini që jemi angazhuar në një marrëdhenie mes qeverive në një nivel tjetër duke futur mbledhjet e përbashkëta, që përmes tyre të diskutohet. Kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi se cdo vit tjetër, por një pjesë e marrëveshjeve nuk janë zbatuatr plotësisht, ose fare. Prandaj folëm dhe me Kurtin, si të bëjmë të mundur që administrata këtu dhe në Shqipëri ta ndjekë më të njëjtin vullnet që të kuptojnë sa të rëndësishme janë ato për të ardhmen.
Gjëja e parë është kufiri, dhe me vullnet mund të lehtësohet në mënyrë të ndjeshme nga radhet e gjata, kontrollet e dyfishta. Ose mund të kthehet në një kufi formal pa ndikim të madh ne jetën e qytetarëve siç është në BE, duke u bërë pjesë e një sistemi të ri të lirisë së lëvizjes si një BE.
Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova të mos e realizojnë këtë.
Në vite ka pas herë pas here autoritet që kanë thënë do heqim kufirin, dhe asnjëherë nuk u bë, pse , se nuk donin jo, donin, por sepse në momentin që thua shqip do heq kufirin , kjo alarmon gjithë dynjanë, dhe nuk alarmon Beogradin aq sa ALARMON Brukselin dhe Washingtonin.
Unë nuk jam pagëzuesi i minishenegn, që s’më pëlqen as si emër, por është e njëjta si nisma si Ballkanit të Hapur, insistimi ka qenë të lëvizja e lirë e njerëzve, tani për Serbinë kjo do të thoshte heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, tani o të 4 o asnjëra, deri sa u gjet kjo dakordësi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...