Hekurudha Tiranë-Durrës konsiderohet si zgjidhja më e mirë për të udhëtuar drejt qytetit bregdetar dhe portit më të madh të vendit, sikundër edhe drejt aeroportit të Rinasit.
Ndërsa vijojnë punimet në kantierin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore, përmes një shkrimi në “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se hekurudha pritet të përfundojë në mars të vitit 2024.
Hekurudha është e gjatë 39 km, ku 34 km i përkasin gjurmës ekzistuese Tiranë-Durrës, që po rindërtohet e modernizohet dhe 5 km janë gjurmë e re nga “Megatek” deri në aeroportin e Rinasit.
Distanca nga qendra e Tiranës deri në aeroportin e Rinasit do të përshkohet për vetëm 12 minuta, ndërsa udhëtimi Tiranë-Durrës do të zgjasë 22 minuta./arbresh.info/
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...