Hapja e dosjeve do të nisë me atë të Musine Kokalarit, duke filluar kështu një kapitull të ri me historinë, është shprehur kryeministri Edi Rama.
Ai ka folur në konferencën shkencore në Bibliotekën Kombëtare, në 100-vjetorin e lindjes së saj.
“Puna e Autoritetit Kombëtar të Hapjes së Dosjeve të regjimit komunist do të fillojë pikërisht me dosjen e Musine Kokalarit. Në mënyrë simbolike, por jo vetëm, publikimi hapja dhe dekodifikimi i plotë i dosjes së Musine Kokalarit shënon dhe pragun jo vetm të pakthyeshëm të emancipimit të shoqërisë sonë në raport me këtë të shkuar”, është shprehur kryeministri Rama.
Hapja e dosjeve do të shërbejë për të ndriçuar të ardhmen, që e kaluara të mos përsëritet më, tha më tej Rama.
“Me historinë e Musinesë fillon një kapitull i ri në raport me historinë, historitë e shumë e shumë të tjerëve të cilat për fat të keq janë përdorur dhe keqpërdorur si ushqim për të helmuar turma, për të nxitur mllef dhe urrjejte mes njerëzish në këtë vend por jo për të ndriçuar të ardhmen që e kaluara të mos përsëritet më, dhe jo thjesht të mos përsëritet më si fakt i të shkuarës por si sjellje dhe qasje ndaj të ardhmes dhe ndaj njëri-tjetrit”, tha ai.
Ai vlerësoi se Musine Kokalari ishte shkrimtarja e parë dhe rilindësja e fundit e brezit të artë të Rilindjes shqiptare. Ajo i jep një tjetër përmasë historisë së disidencës shqiptare.
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani