Kryeministri Edi Rama tha se foto e ish-deputetes së PD-së Grida Duma nuk ishte bullizëm seksual.
“E ça ka foto e Gridës? Ju mendoni që është faji im që ju e shikoni Gridën nga ana seksuale? Unë nuk e shoh nga ajo anë. Ma sillni një mikrofon. Është një fotografi e zonjës me mikrofon dhe “grindare, grindare oooo” do të thotë “volare, volare, oho..”. Pra nga fluturoj, fluturoj shkojmë në bërtas bërtas…. ky ishte shpjegimi i fotos në fjalë” – tha Rama.
Pasi i japin mikrofonin, Rama vë nga telefoni i tij debatin që Grida Duma ka pasur me Frrok Çupin pak kohë më parë në emisionin “Open”.
“Fakti që Ilir Meta dhe ju shihni anë seksuale te ajo “oooo” nuk është faji im. Personazhi i thoit të tilla fjalë të ulëta të ndyra në ekran thoni se po mbrohet.
Të kërkoj unë ndjesë? Të kërkoj unë ndjesë? Të ta shpjegoj edhe një herë tjetër. Unë nuk bëj më debat me ty (Rakipllarin). Ajo është satirë politike dhe ju që jeni klas i ulët nuk e kuptoni klasin e lartë.
Ajo, Grida është kundërshtare në fushë. Nuk bëj ndarje burra dhe gra. Ajo është satira politike. Pse e shikon ti foton me atë sy. Unë nuk e shoh me atë sy. Atë “oooo” ua kam lënë juve unë – u përgjiigj Rama.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,