Nga qyteti i Elbasanit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi Ditën e Verës tha se të vetmit persona të papunë në Shqipëri duhet të jenë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
Në një prononcim për mediat, kreu i ekzekutivit garantoi se do të punojnë edhe më shumë për të rritur ekonominë dhe punësimin.
“Të gjithë shqiptarëve kudo ku janë i uroj Gëzuar, uroj sa më shumë mbarësi dhe i siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ashtu do të vazhdojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijaur më shumë mundësi për punësim për të gjithë. Të vetimit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e bajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”, ka thënë Rama, shkruan Ora News.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...