Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re që po rindërtohet në Laç, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit.
Sipas përfaqësuesit të kompanisë turke projekti në këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter. Rama gjatë diskutimit ka zbuluar se çfarë ka folur para disa ditësh me Erdoganin gjatë vizitës së tij në Turqi, teksa është shprehur se presidenti turk ai ka qenë shumë i kënaqur nga ecuria e punimeve.
“Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore. Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesohet herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht”, tha Rama.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...