Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes ”rubrikës” së tij Amarcord në rrjetin social Facebook, ka bërë një dedikim të veçantë për qytetin e Gjakovës, duke publikuar një foto të vjetër të qytetit e duke shkruar se Gjakova është qendër qytetërimi për shqiptarët.
”Është një ndjesi e veçantë të jesh në Gjakovë, qendër qytetërimi për ne shqiptarët, bash si Shkodra, me katolikë e myslimanë, me teqenë e famshme të saadinjve, kisha dhe xhami, aq pamëshirshëm shkatërruar e djegur gjatë luftrave për emancipim. Teksa sheh këtë foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, mendon për qetësinë qytetare të banorëve të saj, njerëz të punës, intelektualë dhe dijetarë që i japin nder Kosovës dhe gjithë Shqipërisë”, shkroi Rama.
Fjala Amaroord vjen nga dialekti i Emilia Romagnas që do të thotë “io mi ricordo”, pra unë mbaj mend, ose mua më kujtohet. Sot, më shumë ka kuptimin e nostalgjisë.
Përmes kësaj ”rubrike”, Rama publikon foto të rralla vendesh apo personazhes për të kujtuar përvjetorë, ngjarje apo thjesht për të përshëndetur artistë e data të caktuara historike.
Dje u raportua për një vizitë të shkurtër të kdyrministrit Edi Rama në Gjakovë dhe për takimin e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U tha takimi ishte vetëm ”për një kafe”.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...