Google ADS

Rama: Gati të ulem në tryezë me Metën e opozitën me ‘karta’ te hapura

15:00 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me platformën e bërë publike këtë të premte nga Presidenti dhe dërguar palëve që më prill të këtij viti.

Kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social se Presidentin nuk i ka dorëzuar asnjë platformë, ndërsa ka shtuar se është kurdoherë i gatshëm që të ulet në tavolinë me Metën dhe opozitën për t’i vënë pikat mbi ‘i’.

Rama shton se jemi afër miratimit të planit të veprimit për negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe se nuk ka rast më të mirë për të gjitha palët, sesa të mblidhen në tryezë me ‘kartat e hapura’.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin“, shkruan Rama.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme