Google ADS

Rama: Gati projekti për aeroportin e Vlorës, të hënën prezantimi

17:36 | 15 Shtator 2019
Arbresh.info

Qeveria ka gati projektin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Lajmi bëhet I ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook, njofton se prezantimi i projektit do të bëhet ditën e nesërme në qytetin e Vlorës.  “Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike”, shkruan kreu i qeverisë.  Kryeministri Rama thotë se pas pas negociatave të tej zgjatura që në përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha. /ABC News Albania 24/7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme