Pak minuta pasi Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit Meta për emërimin e Kryeministrit Rama edhe në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, kreu i qeverisë tha se për kreun e shtetit janë gati paditë për në Gjykatën Kushtetuese që do të formohet.
“Ne kemi përgatitur padinë, në fakt duhet të jenë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për një sërë shkeljesh nga ana e Presidentit, por edhe për rastin konkret, pasi kjo është një çështje që duhet të zgjidhet qartë, në kushtet kur Presidenti i Republikës ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me të gjithë traditën e asaj zyre dhe në kundërshtim me të gjithë paraardhësit. Askush nuk e ka bërë këtë më parë”, tha Rama në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, jashtë sallës së Kuvendit.
Zgjedhja e tij për të marrë edhe drejtimin e MEPJ, Rama tha se ishte e detyrueshme.
“Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së re Kushtetuese për të drejtuar në rrugë institucionale shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës, u detyrova të marr këtë vendim, duke besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhej cënuar dhe as se nuk duhej të zgjidhej një Ministër i Jashtëm për një periudhë relativisht të shkurtër”./tvklan.al
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”