Me qytetarë në Fier, kryeministri shqiptar Edi Rama diskutoi sfidën më të madhe të mandatit të tij të dytë: ndërtimin e një administrate në shërbim të qytetarëve me njerëzit e duhur.
“Ne kemi një sfidë shumë të madhe, që në radhë të parë t’i gjejmë punës së shtetit njeriun, jo njerëzve punë shteti. Janë dy gjëra komplet të ndryshme. Nëse i gjejmë njërit një punë që ai s’e bën dot, vërtet mund të rregullojmë dikë, në kuptimin që nga i papunë u bë i punësuar, por shkatërrojmë punën e qindra, nganjëherë mijëra të tjerëve”, ka thënë kryeministri Rama.
Pjesë e sfidës është edhe reduktimi i burokracisë shtetërore, jo vetëm për numrin e dokumenteve, por edhe për ngritjen e një sistemit të ri shërbimi.
“Nesër kemi një mbledhje tjetër, për të parë të gjithë rezultatet e punës për të zvogëluar numrin e licencave, të vërtetimeve, dokumenteve, që e çmendën dynjanë, por, nëse duhen, t’i marrë shteti dhe jo njerëzit. Qytetari paguan shërbimin dhe aq. Dokumentin shtet me shtet, ta marrë shteti, jo të shkojë qytetari në 7 zyra”, theksoi Rama, shkruan Top Channel.
Edi Rama shpreson ta realizojë sfidën e një administrate në shërbim të qytetarit nëpërmjet asaj që e quan “koalicioni me njerëzit e thjeshtë”, që do të funksionojë në bazë të një platforme “online”, ku qytetarët me identitet real do të denoncojnë problemin me administratën.
“Ne po ndërtojmë një armatë të tërë njerëzish që duhet t’i ndjekin të gjitha rastet, pa përjashtim, dhe aty ku ka të drejtë qytetari, ka të drejtë qytetari, por ama kush është në një zyrë dhe është përgjegjës që qytetari nuk e ka marrë të drejtën, ai s’mund të rrijë më në zyrë. Sa më shumë njerëz të përfshihen në këtë proces, e këtu s’ka rëndësi fare partia, aq më shumë kjo administratë do të vihet nën presion për të bërë gjënë e duhur”, u shpreh kryeministri Rama.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...