Google ADS

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

17:04 | 2 Dhjetor 2024
E.G

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë profesionistë, duke ofruar kushte pagese dhe trajtimi si asnjëherë më parë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë ë forcave të Armatosura, ku përmes një video-postimi në rrjete sociale, i ka ndarë disa nga kushtet që çdo aplikant duhet të përmbushë për aplikimin.

Duke bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë, Rama shkruan se, “Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”.

Më tutje Rama ka bërë publike dhe adresën se ku mund të aplikojnë.

”Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”, ka shkruar Rama./rtsh.al

Të ngjashme