Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama fton të gjithë diplomantët e profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare të aplikojnë për të qenë pjesë e Misionit të Shqipërisë në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këtë të diel, kreu i qeverisë shprehet se grupi i punës së vendit donë do të rritet.
“Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...