Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot një ftesë tjetër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pas takimit me opozitën parlamentare, Rama i bëri Bashës, duke thënë se duhet të bashkojnë forcat së bashku e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.
“Rëndësi ka që kemi një marrëveshje, do vijojmë me dëgjim të vëmendshëm, do bëjmë punë bindëse… Rëndësi ka që kemi një marrëveshje, mos u bëni të pashpirtë dhe ju që t’i themi (Bashës) se janë edhe disa të tjerë që duan diçka tjetër.
Ku ka vullnet ne do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet. Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin. Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament.
Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltuqe”, u shpreh Rama.
Këto deklarata vijnë pas takimit që opozita parlamentare ka pasur me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit që zgjati më shumë se 100 minuta, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre.
Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh.
Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...