Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen non grata, së fundmi edhe nga Britania e Madhe.
Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, u nënshkrua marrëveshje për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellsave në bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan, Lushnje.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se fshatrat në Shqipëri nuk kanë pasur asnjëherë 24 orë ujë, edhe kur “non grata”, që i referohet Berishës ishte komunist.
Kreu i qeverisë theksoi se reforma për ujin është një nga ato gjëra për të cilët një ditë socialistët do të falenderohen, transmeton abcnews.al.
“Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë në kohën e non gratës kur ishte komunist. Sot kemi 24 orë ujë në zonat që janë pranë zonave urbane. Kjo është një nga ato gjëra për të cilat historia do të jetë falënderuese për PS. Kjo është ajo për të cilin shqiptarët do të shohin hajër pas 30 vitesh, në rast se do të ketë sukses do të vazhdojë më tutje”, deklaroi Rama.
Ndër të tjera, Rama nuk kurseu as kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen dhe kjo është bërë për ndere e krushqi.
Sipas kryeministrit punësimi pa kriter në drejtoritë e ujësjellësve është një veprim kriminal.
“Ne kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi sesa na duhen. Nga vinë këta? Nga rrugët e krushqive. Po nuk mund të bësh dot politikë sociale punësimi me ndërmarrjet. Nëse kemi pas sukses me energjinë është se kthyem OSHE nga një rifuxho njerëzish që i fusnin deputetët dhe krushqit”, deklaroi Rama.
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...