Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe vlerëson rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Sot në Paris me kryeministrin Francez Cazeneuve ku u konfirmuan marrëdhënia speciale midis Shqipërisë e Francës dhe rëndësia e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë përmes nënshkrimit të deklaratës së partneritetit strategjik midis dy qeverive.
Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe vlerëson rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit, progresin e vendit dhe ecurinë e reformave tona në fushën e sundimit të së drejtës, si edhe përpjekjet e sukseshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U veçua njëkohësisht rëndësia e trefishtë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe impakti i saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi.
I lartë dhe interesi i sipërmarrjeve franceze për të rritur prezencën me investime te reja në Shqipëri në një klimë të re e cila ofron më shumë lehtësira dhe një potencial edhe më të madh për t’u shfrytëzuar sidomos në energji, infrastrukturë dhe në tregjet financiare.
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...