Google ADS

Rama flet për situatën në PD: Telenovelë e shpifur dhe e turpshme

23:02 | 17 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Në studion e “Zonë e Lirë”, përballë Arjan Curit, Kryeministri i vendit Edi Rama tha se përgjegjësia e kujtdo është individuale dhe sipas Ramës, në momentin që të akuzohet ai, atëherë do të ketë përgjegjësi morale dhe politike.

Arjan Curi: Përgjegjësia është individuale në rastin e një përgjegjësie juridike dhe penale, kurse në rastin e një përgjegjësie politike, përgjegjësia është edhe morale, domethënë edhe Z.Rama ka përgjegjësi morale për ato që zgjedh. Sepse nëse ju bien 1, 2, 3 ministra dhe persona që ju i shpallni si persona shumë të suksesshëm dhe pastaj ua kap SPAK-u, në fund përgjegjësia morale dhe politike është edhe e juaja.

Edi Rama: Vëlla i dashur, nuk ka ju kap SPAK-u, SPAK-u bën detyrën e vet. Në momentin kur dikush kapet në një situatë kur duhet të përballesh me drejtësinë, është përgjegjësia e tij. Këtu nuk kemi të bëjmë me raste si privatizimi i ARMO-s që ishte një katastrofë, që ishte një gjë për të cilën duhet të kishin shkuar një rresht brenda, por nuk ka dhënë askush llogari.

Arjan Curi: Aty ku punohet edhe vidhet!

Edi Rama: Unë këtë si parim nuk e njoh. Aty ku punon edhe vjedh edhe nëse kapet duhet të shkojë para drejtësisë.

Arjan Curi: Çfarë do të ndodhte nëse po kapet gjysma e qeverisë?

Edi Rama: Po bëhet fjalë për një ish-ministër të koalicionit…

Arjan Curi: A do të thonit sërish të njëjtën gjë që përgjegjësia është individuale nëse do të ju kapej treçereku i qeverisë?

Edi Rama: Po, patjetër. Unë kam përgjegjësi morale dhe kam përgjegjësi politike në momentin që akuzohem unë dhe në momentin që mua më kërkon drejtësia si të pandehur, atëherë unë mbaj të njëjtin standard dhe them tani unë nuk e lë këtë barrë në kurriz të partisë. Nëse unë kam bërë gjë vjen drejtësia, por ngaqë jam shumë i qetë…/tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme