Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri, pasi dëgjoi disa nga rastet që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës “shqipëriaqëduam.al”, Edi Rama preku edhe temën e nxehtë të prishjes së ndërtimeve të ligjshme e të paligjshme në zonën e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së madhe.
Kryeministri Rama theksoi ndër të tjera se Shqipëria nuk do të mbetet peng i atyre që kanë ardhur nga vend e pavend për të gjetur strehë vend e pavend në kryeqytet, duke zaptuar tokat e të tjerëve e duke ndërtuar pa leje. Kryeministri deklaroi më tej se nuk do të jepet dëmshpërblim për atë që ai e quajti paligjshmëri.
Rama shtoi se protestat e tyre janë “shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi”.
Duke përmendur një prej argumenteve të dhëna nga banorët protestues, sipas të cilëve “janë në proces legalizimi” ndaj nuk u duhen prishur banesat, Rama tha se të jesh në proces legalizimi nuk do të thotë që është e nënkuptuar se qytetari do ta marrë certifikatën e pronës.
“Nuk kthehet në pronë të ligjshme kur cenohet prona e komunitetit. Ka një abuzim të madh me këtë koncept, pasi nuk është njësoj të ndërtosh një shtëpi për të futur kokën, në një vend ku nuk pengon njeri, dhe të ngresh biznes 4-katësh në cep të rrugës dhe të kërkosh dëmshpërblim të plotë”, deklaroi kryeministri Rama.
Ai këmbënguli se projekti do të vijojë dhe se do të dëmshpërblehen të gjithë ata që kanë shtëpi të ligjshme, por që preken nga plani i restaurimit të Unazës së madhe, ndërsa ata që janë me banesa të paligjshme do të përfitojnë lehtësira të tjera.
Top Channel
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje