Kryeministri Edi Rama ka komentuar miqësinë e tij me miliarderin amerikan , George Soros, ndërsa është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open.
“E njeh si emër Berishën, nuk e ka fare në asnjë radar të shqetësimeve të tij, Soros është një nga njerëzit që shqiptarët duhet t’I jenë mirënjohës, ka qenë njeriu që për shkak të idealit të tij ka investuar duke qenë një antikomunist i thekur duke qenë një hebre që iku nga vendlindja e tij.
Ka investuar paratë e tij. Në vendin tonë janë ndërtuar apo rindërtuar ekzaktësisht 275 shkolla, 100 mln dollarë të investuara në vitet ‘90 dhe pas ’97. Janë shkolla që i kanë rezistuar edhe tërmetit. Në ‘92-‘95 ka investuar që të diplomohen 700 studentë shqiptarë. Fondacioni Soros ka bërë edhe shumë gjëra që tek ndihma për tërmetin. Ka ardhur në atë kohë ka biseduar me mua dhe me opozitën.
Në diskutimin e tij ka qenë i qartë, do mbështes këtë reformë, reformën e drejtësisë për të gjitha pagesat e konsulentëve të huaj. Ai është bërë gogol me qëllim nga forca konservatore për shkak të influencës së tij. Unë e quaj veten mik dhe jam shumë krenar që jam mik. Çfarë kam përfituar unë? Në jetën politike asgjë zero. Në jetën e mëparshme, një bursë, një udhëtim e kam pasur edhe unë përfitimin tim. Unë i jam mirënjohës, çfarë është më e bukura, ka një legjenda kreshnikësh të treguara për njerëz për të brohoritur që e kanë gramaturën nën gramaturën e një fëmije, njerëz me tru të pazhvilluar pa ditur asgjë. Kjo ndarja e Kosovës është bërë fakt, se si u zhvillua plani, se si do ndahet Kosova fshehtas. Ku do shkonte, plani do ndahej natës Kosova?”, tha Rama./TCH/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...